Forcat e sigurisë filluan operacionin “Rrufeja-5” në Amanos

Forcat turke të sigurisë filluan të mërkurën në mëngjes operacionin e koduar “Rrufeja-5” kundër organizatës separatiste terroriste PKK në zonën malore Amanos të provincës së Hatajit, njoftoi të mërkurën ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojllu.

1471685
Forcat e sigurisë filluan operacionin “Rrufeja-5” në Amanos

Ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojllu (Süleyman Soylu) mori pjesë në programin e organizuar në Ankara për “Hapjen e Kursit të Trajnimit Bazë për Analizën Kriminale në Situata Fatkeqësie".

"Këtë mëngjes në malet Amanos filloi operacioni “Rrufeja-5” me pjesëmarrjen e 1.448 personeli të forcave tona të rendit",- njoftoi ministri.

Edhe Ministria e Punëve të Brendshme në njoftimin e saj me shkrim që bëri pas kësaj deklarate të ministrit informon se në operacion marrin pjesë 1.448 personel i sigurisë nga Trupat Komando të Xhandarmërisë, Njësitë e Operacioneve Speciale të Xhandarmërisë, Njësitë e Operacioneve Speciale të Policisë dhe skuadrat e Rojeve të Sigurisë. Operacioni realizohet nën drejtimin dhe koordinimin e Komandës Rajonale të Xhandarmërisë në Adana.

"Gjithsej 15 terroristë janë neutralizuar deri më tani në kuadër të operacioneve “Rrufeja-1, 2, 3, 4”, që janë kryer me qëllim zhdukjen e terrorizmit brenda vendit. Në këto operacione janë asgjësuar gjithashtu 30 shpella, vendstrehime dhe depo si dhe është kapur një sasi e madhe armatimi, municioni, ushqimi dhe materiale të nevojshme për jetesë”, thuhet në vijim të komunikatës.

Operacionet “Rrufeja” vazhdojnë me sukses dhe me vendosmëri falë mbështetjes së popullit tonë, përfundon komunikata e Ministrisë.

 


Lajme të ngjashme