Erdogan për Eren Bulbul: Hakun e morëm, por dhimbja është ende në zemrat tona

Presidenti Recep Tayyip Erdogan duke rikujtuar se kanë marrë hakun e Eren Bulbulit, që u masakrua nga terroristët e organizatës separatiste terroriste PKK, tha: “Por dhimbja është ende në zemrat tona”.

1471310

Erdogan bëri një postim në “Twitter” në lidhje me Eren Bulbul, që ra dëshmor gjatë përleshjeve me terroristët në 11 gusht 2017 në zonën rurale të Maçkas në rrethin Trabzon.

Në postimin ai vuri edhe foton e Bulbulit ku shkruhej “Mirë që je Eren”.

“Në 3-vjetorin e rënies dëshmor kemi marrë hakun e evlatit tonë Eren të masakruar në mënyrë të poshtër nga organizata separatiste terroriste PKK, por dhimbja është ende në zemrat tona. Së bashku me Eren Bulbul, përkujtojmë me rahmet dhe respekt të gjithë dëshmorët tanë që kanë sakrifikuar pa u dridhur qerpiku jetën e tyre për hir të këtij atdheu”, shkroi Presidenti Erdogan në mesazhin e tij.  

Lajme të ngjashme