Banka Botërore: COVID-19 u mor nën kontroll shpejt në Turqi

Banka Botërore (BB) deklaroi të martën se Turqia e ka marrë nën kontroll përhapjen e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) më shpejt sesa vendet e tjera.

1471454
Banka Botërore: COVID-19 u mor nën kontroll shpejt në Turqi

 

BB-ja e publikoi numrin e muajit gusht 2020 të Raportit të Monitorimit Ekonomik të Turqisë nën titullin “Rregullimi i Velave”.

Ky raport vlerëson zhvillimet ekonomike aktuale dhe paraqet analiza në lidhje me të priturat ekonomike në Turqi.

“Pavarësisht rritjes së menjëhershme të rasteve me COVID-19 në fillim, shihet që Turqia, në dritën e krahasimeve ndërmjet vendeve, i ka marrë nën kontroll relativisht më shpejt përhapjen e virusit dhe efektet negative të tij në shëndetësi”, vlerësohet në raportin e BB-së.

Ndërsa dr. Auguste Tano Kouame, drejtor i Bankës Botërore për Turqinë, në komentin e tij mbi këtë çështje u shpreh me këto fjalë: “Përgjigja e shpejtë dhe gjithëpërfshirëse e politikës ndaj pandemisë ndihmoi në zbutjen e efekteve më të këqija të saj, ndërsa me supozimet se virusi do të mbahet nën kontroll dhe masat e politikës do të përshtaten me mënyrën se si do të zhvillohet pandemia dhe zhvillimet në ekonominë kombëtare e globale, u përgatit terreni për një rimëkëmbje më të shpejtë.”



Lajme të ngjashme