MPJ turke publikon hartën ku bën kërkime anija “Oruç Reis”

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka publikuar hartën e zonës në të cilën anija kërkimore sizmike Oruç Reis po kryen punime në Mesdheun Lindor brenda kufijve të raportuar në Kombet e Bashkuara (OKB).

1471157
MPJ turke publikon hartën ku bën kërkime anija “Oruç Reis”

 

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka publikuar hartën e zonës në të cilën anija kërkimore sizmike Oruç Reis po kryen punime në Mesdheun Lindor brenda kufijve të raportuar në Kombet e Bashkuara (OKB).

Krahas zonave që janë pjesë e juridiksionit detar të Turqisë në hartë janë shënuar edhe zonat e hidrokarbureve që janë licencuar.

Çataj Erxhijes (Çağatay Erciyes), drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme për Çështje Politike Bilaterale dhe të Detarisë-Aviacionit-Kufijve, në llogarinë e tij në «Twitter» ka publikuar hartën e zonës ku ushtron aktivitetin e saj anija kërkimore “Oruç Reis”.

“Për shkak të ishullit Kastellorizo (Meis) me sipërfaqe 10 kilometra katrorë, i cili gjendet 580 kilometra larg nga Greqia kontinentale, Greqia po kërkon juridiksion detar për një zonë me sipërfaqe 40 mijë kilometra katrorë dhe po përpiqet të ndalojë anijen “Oruç Reis” dhe ta mbyllë Mesdheun Lindor për Turqinë”,- shkruan Erxhijes në mesazhin e tij, ku thekson se ky pretendim i Greqisë nuk përputhet më të drejtën ndërkombëtare.

"Ky pretendim maksimalist nuk përputhet me të drejtën ndërkombëtare. Është kundër parimit të barazisë. Megjithatë, Greqia kërkon nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) që ta mbështesin këtë pretendim dhe të ushtrojnë presion mbi Turqinë për të ndaluar aktivitetet e saj të ligjshme për gjetjen dhe shfrytëzimin e hidrokarbureve. Kjo është e papranueshme dhe nuk është e drejtë. Në vend të kësaj, këto vende duhet të kërkojnë që Greqia t’u japë fund këtyre pretendimeve të padrejta dhe absurde. Nuk është Turqia ajo që krijon tensione në rajon, por Greqia për shkak të këtyre pretendimeve maksimaliste që parashtron”,- nënvizon zyrtari i MPJ turke.

 


Lajme të ngjashme