Hulusi Akar: Turqia ka marrë çdo masë për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave në Mesdheun Lindor

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, deklaroi të martën se Turqia ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat, lidhjet dhe interesat në Mesdheun Lindor.

1471112
Hulusi Akar: Turqia ka marrë çdo masë për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave në Mesdheun Lindor

 

Hulusi Akar u lidh me telekonferencë me Selinë e Shtabit të Përgjithshëm, komandat e forcave dhe komandantët e njësive në rajon, të cilët e informuan mbi situatën.

Pasi theksoi se janë marrë të gjitha masat për të mbrojtur të drejtat, lidhjet dhe interesat e Turqisë në Mesdheun Lindor; shefi i Mbrojtjes Kombëtare turke bëri me dije se çdo projekt në Mesdheun Lindor, i cili përjashton Turqinë dhe Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV), nuk ka asnjë shans të mbijetojë.

“Nuk do të lejohet asnjë fakt i kryer”, shtoi ministri Akar.



Lajme të ngjashme