“BE-ja nuk duhet ta lejojë Greqinë që ta kthejë në ‘teatër grek’ të gjithë Evropën”

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik deklaroi nga «Twitter» se Bashkimi Evropian (BE) nuk duhet ta lejojë Greqinë që ta kthejë tërë Evropën në "teatër grek".

1471050
“BE-ja nuk duhet ta lejojë Greqinë që ta kthejë në ‘teatër grek’ të gjithë Evropën”
ömer çelik.jpg

Në një deklaratë që ka bërë në «Twitter» në lidhje me zhvillimet në Mesdheun Lindor, zëdhënësi Çelik thotë se Greqia ka thirrur në takim Bashkimin Evropian (BE) me qëllim për të siguruar mbështetje për politikat e saj të padrejta, të paligjshme dhe agresive.

Ja se çfarë shkruan z. Çelik në llogarinë e tij në «Twitter»:

"Në përputhje me udhëzimet e Presidentit tonë [Erdogan] ne ndërmorëm hapa seriozë për t’i hapur vend diplomacisë. Turqia mbajti një qëndrim paqësor, i njohu shans diplomacisë dhe në mirëbesim ajo hodhi hapa në drejtim të riaktivizimit të kanaleve të dialogut. (...)

Por si gjithmonë, Greqia u përpoq ta shndërrojë diplomacinë në 'teatër grek'. Greqia në vend që ta vlerësonte gjestin miqësor të Turqisë si një shans për zgjidhjen e çështjes, ajo ndoqi një praktikë jo të çiltër dhe hipokrite dhe preferoi të bënte një marrëveshje pirate me Egjiptin. Kjo e ashtuquajtur marrëveshje jo vetëm që është kundër marrëveshjeve të ligjshme që ka lidhur Turqia me Libinë në Mesdheun Lindor, por ka bërë të qartë edhe qëllimin e palës greke për të abuzuar qëllimin e mirë të Turqisë.

Në pikën e arritur, e vijon deklaratën e tij në «Twitter» zëdhënësi i AK Partisë, Turqia është vënë në veprim në mënyrë të vendosur për të ushtruar të drejtat e saj, që burojnë e drejta ndërkombëtare, dhe për të vazhduar aktivitetet e saj sipas planifikimeve të bëra më parë. 

Duke theksuar se aktivitetet që po bëhen në Mesdhe realizohen brenda "Atdheut blu" [kufijtë detarë të Turqisë], z. Çelik tha se këtu nuk ka asnjë çështje që i intereson Greqinë.

"Ngjarja e fundit i tregoi edhe një herë të gjithë botës se nuk është Turqia pala që e rrit tensionin në Mesdhe, por është Greqia. Kurse Evropa po zvarritet ende pas politikave të Greqisë, politika që imponojnë bllokimin e zgjidhjes dhe jo zgjidhjen. Evropa nuk duhet të kthehet në një vegël të “teatrit politik grek", nënvizon zëdhënësi Çelik.

Duke theksuar se Greqia nuk ka asnjë bazë ligjore ose legjitime për të kundërshtuar aktivitetet e Turqisë, Omer Çelik bën këtë vlerësim:

"Hedhja e një pretendimi të tillë, që ishujt grekë në rajon e ndërpresin platformën kontinentale të Turqisë, bie në kundërshtim me parimin e barazisë që parashikon e drejta ndërkombëtare. Greqia duhet t’i lërë mënjanë iniciativat grabitqare. Çdo veprim i paligjshëm që injoron “Atdheun tonë të kaltër” [Mavi Vatan] në Mesdheun Lindor është i destinuar të dështojë. Shteti ynë e ka vullnetin, vendosmërinë, mundësinë dhe aftësinë për të mbrojtur interesat tona dhe interesat e Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) në Mesdhe”,- paralajmëron Çelik.

Udhëzimet e Presidentit tonë janë të qarta dhe të drejtpërdrejta. Anija “Oruç Reis” do të vazhdojë aktivitetet e kërkimit sizmik brenda kufijve që vendi ynë ka deklaruar në Kombet e Bashkuara (OKB) dhe forcat tona heroike të armatosura nuk do të lejojnë asnjë ndërhyrje ushtarake në anijen tonë", përfundon deklaratën e tij zëdhënësi i AK Partisë, Omer Çelik.



Lajme të ngjashme