Autoritetet shtetërore turke publikojë mesazhe mbështetëse për anijen “Oruç Reis”

Kryetari i Kuvendit, Mustafa Sentop dhe drejtori i Komunikimve, Fahrettin Altun kanë lëshuar nga një mesazh mbështetjeje për aktivitetet kërkimore sizmike të anijes “Oruç Reis” në Mesdheun Lindor.

1471155
Autoritetet shtetërore turke publikojë mesazhe mbështetëse për anijen “Oruç Reis”

 

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Shentop (Mustafa Şentop) në mesazhin që ka postuar në llogarinë e tij në «Twitter» me hashtagët "Mavi Vatan" dhe "Oruçreis" shkruan: “Përshëndes bijtë trima të këtij populli të madh, i cili shpirtin luftarak e ka qëndisur me guximin e tij në çdo fazë të historisë dhe e ka vërtetuar me luftën e tij për mbijetesë, që janë me detyrë në “Atdheun tonë të kaltër” [Mavi Vatan]. E paçi rrugën të hapur ashtu si fati i popullit tonë".

Aktivitetin e Turqisë në Mesdheun Lindor e ka vlerësuar gjithashtu edhe drejtori i Komunikimeve [të Presidencës], Fahrettin Altun

"Ashtu siç e copëtuam dhe e hodhëm poshtë me një rezistencë të lavdishme rolin dhe kufijtë që na u imponuan 100 vjet më parë me Traktatin e Sevrës, ashtu po i grisim dhe i hedhim poshtë kufijtë që ata po përpiqen të përcaktojnë në “Atdheun tonë të kaltër” [Mavi Vatan]. Shteti i Republikës së Turqisë e ka fuqinë të mbrojë me çdo kusht e çmim të drejtat e tij sovrane", shkruan Altun.

 


Lajme të ngjashme