Aksoy: Turqia është e aftë të shkatërrojë ‘aleancën e së keqes’ kundër saj në Mesdhe

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy i është përgjigjur me shkrim një pyetjeje lidhur me deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë në lidhje me punimet sizmike të anijes turke “Oruç Reis”.

1470777
Aksoy: Turqia është e aftë të shkatërrojë ‘aleancën e së keqes’ kundër saj në Mesdhe

Turqia bëri të ditur se zotëron mundësinë dhe aftësinë për të shkatërruar aleancën e së keqes që është krijuar kundër saj në Mesdhe.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy i është përgjigjur me shkrim një pyetjeje lidhur me deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë në lidhje me punimet sizmike të anijes turke “Oruç Reis”.

Hami Aksoy rikujtoi se me direktivën e Presidentit Recep Tayyip Erdogan ishin pezulluar për një fare kohe punimet sizmike që planifikoheshin të fillonin në muajin korrik në platformën kontinentale që Turqia u ka bërë të ditur Kombeve të Bashkuara dhe brenda platformave të licencuara në vitin 2012 nga qeveria turke për Korporatën Turke të Naftës (TPAO).

“Ky gjest i vullnetit tonë të mirë, që synonte t'i jepte një shans diplomacisë dhe rigjallërimit të kanaleve të dialogut pas kërkesës së Gjermanisë dhe BE-së nuk ka pasur një ndërsjellje.”, shkroi Aksoy në përgjigje.  

Ai reagoi ndaj marrëveshjes së nënshkruar midis Greqisë dhe Egjiptit për të ashtuquajturin “përkufizimin e juridiksionit detar” duke shkruar: “Greqia demonstroi se ajo nuk është e sinqertë dhe e çiltër për dialogun duke bërë një marrëveshje pirate me Egjiptin në 6 gusht 2020”.

Zëdhënësi Aksoy deklaroi se me këtë marrëveshje është shkelur platforma kontinentale e Turqisë dhe Libisë në Mesdheun Lindor dhe pas kësaj “Oruç Reis” filloi dje (e hënë) punimet sizmike të planifikuara më parë.

Nuk ka asnjë bazë ligjore për kundërshtimet e Greqisë ndaj këtyre punimeve, u shpreh Aksoy duke shtuar se pala që rrit tensionin në Mesdhe nuk është Turqia por Greqia.

“Askush nuk duhet të përpiqet të kapërcejë limit, duke u përpjekur të përjashtojë Turqinë nga deti Mesdhe, i cili kishte qenë nën sovranitetin turk me shekuj. Ata që veprojnë me botëkuptimin “Mesdheu është i imi” do të zhgënjehen thellësisht. Turqia zotëron mundësinë dhe aftësinë për të shkatërruar aleancën e së keqes që është krijuar kundër saj”, shkroi Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy.

 


Lajme të ngjashme