Thirrje historike nga Erdogani për krizën e Mesdheut Lindor

“Si vende të Mesdheut që jemi, ejani dhe të takohemi të gjithë dhe të gjejmë një formulë të pranueshme për të gjithë, që ruan të drejtën e gjithsecilit”,- tha të hënën në mbrëmje Presidenti Erdoan pas mbledhjes së kabinetit.

1470475
Thirrje historike nga Erdogani për krizën e Mesdheut Lindor

Pas mbledhjes së kabinetit Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) doli para kamerave dhe bëri një thirrje historike në lidhje me çështjen e Mesdheut Lindor, e cila ka shkaktuar tensione kohët e fundit.

Turqia është gjithmonë e gatshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Mesdheun Lindor me dialog dhe mbi bazën e të drejtës,- u shpreh Erdoan dhe shtoi: “Turqia nuk ka pretendime në të drejtën legjitime, tokën dhe detin e askujt”.

Presidenti Erdoan shtoi se nuk do të pranojnë nismën që synon ta izolojë Turqinë brenda brigjeve të saj.

“Ne themi këtë; ejani të gjithë si vende të Mesdheut që jemi dhe të takohemi dhe të gjejmë një formulë që ruan të drejtën e gjithsecilit”,- tha Erdoan dhe bëri këtë paralajmërim:  

Ne si Turqi do të vazhdojmë të zbatojmë planet tona në terren dhe në fushën diplomatike derisa të dominojë gjykimi i shëndoshë”. 

 



Lajme të ngjashme