Turqia dënon sulmin terrorist në Burkina-Faso

Me një komunikatë të shkruar të Ministrisë së Punëve të Jashtme Turqia ka dënuar sulmin terrorist që ndodhi në tregun e kafshëve në fshatin Namoungou në lindje të Burkina-Faso.

1469582
Turqia dënon sulmin terrorist në Burkina-Faso

“Ne e kemi mësuar me një hidhërim të madh lajmin për vdekjen dhe plagosjen e shumë njerëzve në sulmin terrorist që ndodhi dje [7.08.2020] në një treg kafshësh në fshatin Namoungou, në pjesën lindore të Burkina-Fasos”,- njofton Ministria e Punëve të Jashtme në një deklaratë të shkruar.

“Ne e dënojmë këtë sulm të urryer terrorist. Ne i përcjellim ngushëllimet tona të sinqerta popullit vëlla dhe Qeverisë së Burkina-Faso dhe urojmë shërim sa më të shpejtë për të dëmtuarit”,- vijon komunikata.

 


Lajme të ngjashme