Koronavirusi në Turqi (8 gusht) – 16 të vdekur dhe 1.082 të shëruar në 24 orët e fundit

Numri i rasteve të reja të infektimit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi vijon të jetë mbi pragun psikologjik të 1.000 personave në ditë.

1469471
Koronavirusi në Turqi (8 gusht) – 16 të vdekur dhe 1.082 të shëruar në 24 orët e fundit

 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën në mbrëmje se 16 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 5.829.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 239.622, pasi 1.172 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 222.656 pacientësh, nga të cilët 1.082 nga e premtja në të shtunë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 63.842 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 5.202.370”, sqaroi ajo.



Lajme të ngjashme