Fuat Oktay në Bejrut: Turqia gati të ndihmojë më shumë, Porti i Mersinit në shërbim të Libanit

Ndihmëspresidenti Fuat Oktay shkoi të shtunën në kryeqytetin Bejrut të Libanit, ku realizoi një takim me Presidentin Michel Aoun.

1469315
Fuat Oktay në Bejrut: Turqia gati të ndihmojë më shumë, Porti i Mersinit në shërbim të Libanit
fuat Oktay Lübnan.3.jpg
fuat Oktay Lübnan.2.jpg
Fuat Oktay Lübnan.1.jpg
oktay lubnanda.jpg

Ndihmëspresidenti Fuat Oktay shkoi të shtunën në kryeqytetin Bejrut të Libanit.

Oktay u prit në Aeroportin “Rafik Hariri” nga ministri i Punëve të Jashtme të Libanit – Charbel Wehbe, ambasadori i Turqisë në Bejrut – Hakan Çakil, presidenti i Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) – Mehmet Gulluoglu dhe zyrtarë të tjerë të Ambasadës.

Pas pritjes zyrtare, Oktay filloi takimin me Presidentin e Libanit, Michel Aoun.

Ndërsa në fund të takimit, ai iu përgjigj interesit të gazetarëve që e prisnin në dalje të Pallatit Presidencial në Bejrut.

“Ne i komunikuam Presidentit libanez, Aoun, gatishmërinë tonë për të dhënë më shumë ndihma ushqimore e mjekësore dhe se duam ta vazhdojmë këtë (ndihmë)”, u shpreh ai duke potencuar se të gjitha spitalet dhe ambulancat ajrore të Turqisë janë në shërbim të Libanit.

“Gjithashtu ne i bëmë me dije Presidentit Aoun që Porti i Mersinit (në Turqi) do të jetë në shërbim të Libanit derisa të rindërtohet Porti i Bejrutit dhe se Turqia është plotësisht e gatshme të kontribuojë në rindërtimin e Portit Bejrutit dhe ndërtesave përreth tij, të cilat kanë pësuar dëme serioze (nga shpërthimi)”, sqaroi Oktay.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, i cili shoqëron ndihmëspresidentin Fuat Oktay në këtë vizitë, do të ketë takime me Kryetarin e Kuvendit të Libanit, Nabih Berri dhe Kryeministrin Hassan Diab.

Pasi të kenë përfunduar takimet zyrtare, ndihmëspresidenti Oktay dhe kryediplomati Çavusoglu do të bëjnë një vizitë në vendin e shpërthimit të 4 gushtit në Portin e Bejrutit, ku do të inspektojnë punën e skuadrave të AFAD-it dhe Gjysmëhënës së Kuqe Turke.



Lajme të ngjashme