Avionët turq dhe azerbajxhanas koordinojnë aftësitë e manovrimit reciprok

Vazhdon stërvitja ushtarake e përbashkët “Shqiponja TurAz 2020”, filluar nga forcat e armatosura turke dhe azerbajxhanase në territoret e Azerbajxhanit.

1469365
Avionët turq dhe azerbajxhanas koordinojnë aftësitë e manovrimit reciprok

 

Siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, avionët turq “F-16” dhe avionët luftarakë azerbajxhanas që marrin pjesë në këtë stërvitje, kanë realizuar misione të ndryshme duke realizuar fluturime gjatë ditës dhe natës, sipas një skenari të caktuar.

Në këtë stërvitje, krahas misioneve në lidhje me përvetësimin e mundësive të manovrimit reciprok, aktiviteteve të kërkim-shpëtimit dhe asgjësimit të objektivave tokësore nga ajri; avionët ekzekutuan gjithashtu me sukses misione parandaluese, mbrojtëse dhe sulmuese.



Lajme të ngjashme