Turqi - Marrëveshja mes Greqisë dhe Egjiptit është e pavlefshme

Marrëveshja e të ashtuquajturit përkufizimit të juridiksionit detar është e pavlefshme për Turqinë dhe ky botëkuptim do të tregohet edhe në terren edhe në tavolinë.

1468646
Turqi - Marrëveshja mes Greqisë dhe Egjiptit është e pavlefshme

Turqia deklaroi se marrëveshja e nënshkruar midis të Greqisë dhe Egjiptit për të ashtuquajturin “përkufizimin e juridiksionit detar”, nuk është e vlefshme.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme tërhiqet vëmendja që këto dy vende nuk kanë kufizim detar, ndërsa u tha se “Marrëveshja e të ashtuquajturit përkufizimit të juridiksionit detar është e pavlefshme për Turqinë dhe se ky botëkuptim do të tregohet edhe në terren edhe në tavolinë”.

Duke vënë në dukje se zona e ashtuquajtur e juridiksionit detar ndodhet brenda platformës kontinentale turke të deklaruar edhe pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), në deklaratë u tha: “Egjipti, i cili hoqi dorë nga një sipërfaqe prej 11.500 km2 me të ashtuquajturën marrëveshje që nënshkroi me administratën grekoqipriote në vitin 2003, me këtë marrëveshje përsëri do të jetë në humbje në kurriz të popullit egjiptian. Me anë të kësaj të ashtuquajtur marrëveshje gjithashtu bëhen përpjekje për të uzurpuar të drejtat e Libisë. Padyshim që Turqia nuk do të lejojë asnjë aktivitet në zonën në fjalë dhe me vendosmëri do të vazhdojë t'i mbrojë të drejtat dhe interesat e saj të ligjshme, si dhe ato të qipriotëve turq në Mesdheun Lindor”.

Ndërkaq ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu në lidhje me marrëveshjen detare mes të Greqisë dhe Egjiptit tha se “Ajo bën shkelje të platformës kontinentale edhe të Turqisë edhe të Libisë”.

Ministri Çavusoglu vuri në dukje se kjo marrëveshje është e pavlefshme, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne do të vazhdojmë të tregojmë edhe në terren edhe në tavolinë se kjo është e pavlefshme. Këtë do t’ju tregojmë edhe këtyre edhe botës”.

E ashtuquajtura "marrëveshje për përkufizimin e juridiksionit detar" midis Egjiptit dhe Greqisë u nënshkrua dje në Kajro nga ministri i Jashtëm egjiptian Samih Shkri dhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias.



Lajme të ngjashme