Ekipet turke të kërkim-shpëtimit mbërritën në Bejrut

Turqia ndërmori veprime për të ndihmuar Libanin pas shpërthimit të fuqishëm në kryeqytetin Bejrut që çoi në humbje të jetëve të njerëzve dhe shkaktoi dëme gati 10 miliardë dollarë.

1468848
Ekipet turke të kërkim-shpëtimit mbërritën në Bejrut

Turqia ndërmori veprime për të ndihmuar Libanin pas shpërthimit të fuqishëm në kryeqytetin Bejrut që çoi në humbje të jetëve të njerëzve dhe shkaktoi dëme gati 10 miliardë dollarë.

Delegacioni i Agjencisë Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD) filloi me punimet e kërkim-shpëtimit në portin e Bejrutit ku ndodhi shpërthimi.

Ditë më parë avioni transportues i Forcave Ajrore Turke tip A400M dorëzoi ndihmat e dërguara nga Ministria e Shëndetësisë, AFAD dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke në Bejrut të Libanit, i cili pas shpërthimit që ndodhi ditën e martë u shpallë zonë e fatkeqësisë dhe ku kriza ekonomike thellohet çdo ditë e më shumë.

Delegacioni turk i kryesuar nga Mehmet Gulluoglu, kreu i AFAD-it e që përbëhet nga ekipi i Agjencisë Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente, Ekipi Kombëtar i Shpëtimit Mjekësor të Ministrisë së Shëndetësisë (UMKE) dhe Gjysmëhënës së Kuqe Turke, që shkoi së bashku me ndihmat e dërguara, filloi me aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit në rajonin ku ndodhi shpërthimi.

Delegacioni turk gjithashtu do të vazhdojë aktivitetet e tij sot, në përputhje me takimet që zhvilloi me ekipe vendase dhe ndërkombëtare që shkojnë në Bejrut për ndihmë.

Të martën më 4 gusht erdhi deri te një shpërthim i fortë në depon nr.12. në portin e Bejrutit.

Ministri i Shëndetësisë së Libanit, Hamad Hasan njoftoi se numri i personave që humbën jetën në shpërthim u rrit në 135 persona dhe se janë plagosur rreth 5.000 të tjerë, ndërsa dhjetëra viktima të tjerë rezultojnë të zhdukur.

 


Lajme të ngjashme