Erdogan: "Hiroshima duhet të na forcojë vendosmërinë për të mos përsëritur gabimet e së kaluarës"

Në mesazhin që dërgoi me rastin e 75-vjetorit të bombardimit atomik të Hiroshimës në fund të Luftës së Dytë Botërore, Presidenti Erdoan tha:  “Hiroshima duhet të jetë simboli i vendosmërisë tonë për të mos përsëritur gabimet”.

1468434
Erdogan: "Hiroshima duhet të na forcojë vendosmërinë për të mos përsëritur gabimet e së kaluarës"

Në Parkun e Monumentit të Paqes në Hiroshima u mbajt një ceremoni përkujtimore për viktimat dhe të plagosurit si pasojë e bombës atomike që u hodh mëngjesin e 6 gushtit 1945 në këtë qytet japonez.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan)  dërgoi një videomesazh në këtë ceremoni, ku tërhoqi vëmendjen se bombardimi atomik i Hiroshima është një nga faqet më të errëta të historisë njerëzore.

"Shpreh ngushëllimet e mia për popullin mik japonez dhe të afërmit e viktimave që për 75 vjet mundohen të lehtësojnë vuajtjet e tyre në zemër",- vazhdoi udhëheqësi turk.

"Jemi të detyruar që t’ia arrijmë të nxjerrim mësime nga kjo ngjarje e tmerrshme. Siç është shkruar edhe në piedestalin e monumentit në parkun përkujtimor të paqes Hiroshima duhet të jetë një simbol i vendosmërisë tonë për të mos përsëritur gabimet e së kaluarës”, tha në vijim të videomesazhit Erdoan.

Duke folur për Sadako Sasaki, i cili ishte 2 vjeç kur u hodh bomba atomike në qytet dhe arriti të mbijetojë edhe 10 vjet të tjera përkundër plagëve që kishte marrë gjatë bombardimeve, dhe i cili është bërë simbol i fëmijëve të prekur nga bombardimet atomike, Presidenti turk tha:

"Dhjetëra tragjedi kanë ndodhur, megjithatë fëmijët vazhdojnë të vdesin dhe mbajnë barrën e plotë të luftës në Siri, Jemen apo Palestinë. Vdekja i gjen ata papritur në një gomone vdekjeprurëse emigrantësh, në bankat e shkollës, në rrugë, ose ndonjëherë edhe në vendin ku ata ndihen më të sigurt, në krahët e nënës së tyre. Për të mos e përjetuar edhe një herë tjetër këtë dhimbje unë them “Kurrë më!”, e them këtë për fëmijët dhe brezat tanë të ardhshëm”.

Videomesazhin Erdoani e përfundon me vargje të poetit turk, Nazim Hikmet: “Po trokas në derën tuaj, teze, xhaxha, më jep një firmë. Të mos vriten fëmijët, që të hanë edhe karamele”.

Presidenti Erdoan u përfaqësua në ceremoninë përkujtimor nga ambasadori turk në Tokio, Hasan Murat Mercan dhe delegacioni i tij.



Lajme të ngjashme