Turqia: Shfuqizimi i statusit e komplikoi më shumë situatën në Xhamu-Kashmir

Përmes një komunikate të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Turqia ka bërë të ditur se shfuqizimi i statusit e ka komplikuar edhe më shumë situatën në Xhamu-Kashmir.

1467585
Turqia: Shfuqizimi i statusit e komplikoi më shumë situatën në Xhamu-Kashmir

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy i është përgjigjur me shkrim një pyetjeje lidhur me situatën në Xhamu-Kashmir në përvjetorin e parë të shfuqizimit të nenit të kushtetutës indiane që i njihte një status të veçantë këtij rajoni.

Është vënë re se praktikat e vëna në fuqi deri më tani, një vit pas shfuqizimit të statutit të veçantë e kanë komplikuar edhe më shumë situatën në Xhamu-Kashmir dhe nuk u shërbejnë paqes dhe stabilitetit në rajon. Turqia vazhdon të ruajë qëndrimin e saj që ky problem të zgjidhet përmes dialogut, brenda kornizës së Konventës së Kombeve të Bashkuara dhe në bazë të rezolutave përkatëse të OKB-së", shkruan zëdhënësi Aksoy në përgjigjen e tij.

Përmes një ndryshimi kushtetues të miratuar më 5 gusht 2019, India shfuqizoi statusin special të Xhashmu-Kashmirit dhe e ndau rajonin në dy njësi territoriale duke i lidhur ato me qeverisjen qendrore.

Pas këtij vendimi forcat indiane të sigurisë intensifikuan operacionet e tyre në emër të vendosjes së rendit dhe ligjit, rritën presionin mbi popullatën e zonës dhe krahas ndalimqarkullimit vendosën kufizime edhe në shërbimet e internetit, telefonit dhe transportit, arrestuan drejtuesit e partive politike në rajon.

 


Lajme të ngjashme