Siri - Neutralizohet 1 terrorist, tentoi të hyjë në zonën operative “Burimi i paqes”

Në Siri është neutralizuar 1 terrorist, pjesëtar i organizatës separatiste terroriste PKK/YPG, ndërsa tentonte të hynte në zonën ku zhvillohet operacioni “Burimi i paqes”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) të Turqisë.

1467561
Siri - Neutralizohet 1 terrorist, tentoi të hyjë në zonën operative “Burimi i paqes”

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) në një deklaratë që ka bërë nga llogaria e saj ne «Twitter» thotë se komandot turke vazhdojnë të marrin masat e çdo lloji për të garantuar qetësinë dhe sigurinë në zonën “Burimi i Paqes” në Siri.

“Komandot tanë trima i parandaluan edhe një herë tentativat e organizatës terroriste PKK/YPG për të depërtuar në zonën [e operacionit] “Burimi i paqes”. Është neutralizuar një terrorist i PKK/YPG-së që synonte të prishte klimën e qetësisë dhe besimit në rajon”,- vijon deklarata e Ministrisë.  

 


Lajme të ngjashme