Roja Bregdetare turke shpëton në Egje 74 azilkërkues

Ekipet e Rojës Bregdetare turke kanë shpëtuar në det të hapur afër brigjeve të Balikesirit 74 azilkërkues, të cilët ishin detyruar nga njësitë e Rojës Bregdetare greke të ktheheshin në ujërat territoriale turke.

1467601
Roja Bregdetare turke shpëton në Egje 74 azilkërkues

Një grup azilkërkuesish u nis me rrugë të jashtëligjshme dhe me 2 gomone drejt ishullit Midilli (Lesbos) të Greqisë.

Por Roja Bregdetare greke i kapi të 74 emigrantët dhe i prapësoi ata në ujërat territoriale turke.

Njësitë e Komandës së Rojës Bregdetare turke përcaktuan afër brigjeve të Maden dhe Çiplak vendndodhjen e azilkërkuesve, të cilët kishin mbetur të bllokuar në gomone në mes të detit. Roja Bregdetare turke i shpëtoi azilkërkuesit dhe i nxori ata në tokë.  

 


Lajme të ngjashme