Koronavirusi në Turqi (5 gusht) – 19 të vdekur dhe 1.015 të shëruar në 24 orët e fundit

Numri i rasteve të reja të infektimit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi kapërceu sërish pragun psikologjik të 1.000 personave.

1467708
Koronavirusi në Turqi (5 gusht) – 19 të vdekur dhe 1.015 të shëruar në 24 orët e fundit

 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën në mbrëmje se 19 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga COVID-19 në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 5.784.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 236.112, pasi 1.178 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 219.506 pacientësh, nga të cilët 1.015 nga e marta në të mërkurë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 53.842 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 5.027.308”, sqaroi ajo.



Lajme të ngjashme