Mustafa Sentop: Turqia s'do të lejojë që Armenia të realizojë ambiciet e saj

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop, deklaroi të hënën vonë se vendi i tij nuk do të lejojë kurrë që Armenia të realizojë ambiciet e saj kundër Azerbajxhanit dhe Turqisë.

1466795
Mustafa Sentop: Turqia s'do të lejojë që Armenia të realizojë ambiciet e saj

Sentop theksoi mbështetjen e Turqisë kundër sulmeve të fundit të Armenisë gjatë një bisede telefonike me Kryetaren e Kuvendit Kombëtar të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova.

Pasi i uroi homologes azerbajxhanase festën e Kurban Bajramit, kryeparlamentari turk vuri në pah se Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe ai vetë kanë bërë deklarata në shenjë reagimi kundër sulmeve të fundit armene, të cilat shpërfillin të drejtën ndërkombëtare, duke i treguar të gjithë botës se sa e fuqishme është vëllazëria Turqi-Azerbajxhan.

Sipas tij, stërvitja ushtarake e përbashkët që vazhdon me pjesëmarrjen e njësive ajrore dhe tokësore, është një eksponent shumë i rëndësishëm dhe konkret i mbështetjes së fuqishme të Turqisë për Azerbajxhanin dhe renditjes së saj përkrah tij.

Duke tërhequr vëmendjen mbi Dokumentin e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të publikuar nga Armenia, Sentop tërhoqi vëmendjen se dokumenti në fjalë përsërit pretendimet e pabaza të Armenisë dhe shfaq qëndrimin armiqësor të saj kundër Azerbajxhanit e Turqisë.

“Ne s'do të lejojmë kurrë që Armenia të realizojë ambiciet e saj kundër Azerbajxhanit dhe Turqisë”, potencoi ai.

Kurse Sahiba Gafarova vuri në pah se objektivi i Armenisë nuk kufizohet vetëm me Karabakun, pasi ajo ka plane gjithëpërfshirëse më të mëdha.

“Vëllazëria Turqi-Azerbajxhan është një vëllazi jo vetëm kundër Armenisë, por kundër të gjithë botës”, vlerësoi ajo duke shtuar se Turqia është udhëheqësja e tërë botës turke dhe se uniteti e solidariteti i kësaj vëllazërie qëndron mbi gjithçka tjetër.

Në këtë bisedë telefonike u nënvizua edhe se presidentët e të dyja vendeve ndajnë gjithashtu të njëjtin vullnet dhe të njëjtat aspirata.



Lajme të ngjashme