Ministria e Mbrojtjes Kombëtare reagoi ashpër ndaj deklaratave të udhëheqjes së Abu-Dabit

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëri të ditur se udhëheqja e Abu-Dabit po zhvillon aktivitete destabilizuese në rajonet si Siria, Libia, Jemeni dhe Briri Afrikan.

1466597
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare reagoi ashpër ndaj deklaratave të udhëheqjes së Abu-Dabit

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare bëri të ditur se udhëheqja e Abu-Dabit po zhvillon aktivitete destabilizuese në rajonet si Siria, Libia, Jemeni dhe Briri Afrikan.

Duke bërë të ditur se deklaratat e Ministrisë së Jashtme të Bahrejnit të bëra në lidhje me përgjigjet në pyetje që gazetarët i bënë ministrit të Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar gjatë një interviste të transmetuar më 31 korrik në televizionin Al-Jazeera, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare tha: “Është një përpjekje fatkeqe dhe e kotë për të karakterizuar aktivitetet destabilizuese të kryera nga administrata e Abu Dhabi në rajone të tilla si Siria, Libia, Jemeni dhe Briri Afrikan, duke shkelur rregullat universale dhe vlerat morale, veçanërisht Konventën e Kombeve të Bashkuara, dhe për të treguar reagimin tonë të drejtë si reagim ndaj vëllezërve tanë arabë. Arabët janë miqtë tanë, vëllezërit tanë. Ne ftojmë udhëheqjen e Abu-Dabit dhe qeveritë që mbështesin këtë udhëheqje në mendje të shëndosh. Me keqardhje rikujtojmë udhëheqësit e Bahrejnit për ato që këto shtete, me të cilat sot qëndrojnë pranë, kanë bërë ndaj popullit të tyre. Paqja, stabiliteti dhe siguria rajonale nuk mbrohen duke qëndruar pranë puçistëve, por pranë ligjit dhe legjitimitet”.

Në deklaratë gjithashtu kujtohet se Turqia me Libinë kanë histori, kulturë, botëkuptim dhe besim të përbashkët me një të kaluar 500-vjeçare, ndërsa theksohet se Turqia në këtë rajon vepron me parimin “Libia i takon libianëve”.

Në deklaratë theksohet se qëllimi i Turqisë është një Libi e pavarur sovrane dhe e prosperuar me integritet territorial dhe unitet kombëtar që përfshinë të gjithë libianët nën udhëheqjen e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, ndërsa thuhet: “Turqia në Libi ndodhet me ftesë të Qeverisë legjitime të Pajtimit Kombëtar të njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) e jo me ftesë të puçistëve, dhe në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe të nënshkruar në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Turqia do të vazhdojë me vendosmëri trajnimin ushtarak, ndihmën dhe mbështetjen e dhënë deri më sot në Libi”.

 


Lajme të ngjashme