Koronavirusi në Turqi (4 gusht) – 18 të vdekur dhe 994 të shëruar në 24 orët e fundit

Numri i rasteve të reja të infektimit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi tejkaloi pragun psikologjik të 1.000 personave.

1467052
Koronavirusi në Turqi (4 gusht) – 18 të vdekur dhe 994 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën në mbrëmje se 18 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 5.765.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 218.491, pasi 1.083 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 217.497 pacientësh, nga të cilët 1.003 nga e hënë në të martë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 46.249 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 4.973.466”, sqaroi ajo.



Lajme të ngjashme