Eksportet e Turqisë rriten me 11,5% në korrik 2020

Ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, njoftoi të martën se Turqia ka regjistruar shifrat më të larta mujore të eksporteve për këtë vit me 15 miliardë e 12 milionë dollarë në muajin korrik.

1466873
Eksportet e Turqisë rriten me 11,5% në korrik 2020

 

“Eksportet janë rritur me 11,5% në krahasim me qershorin duke shënuar shifrën e dytë më të lartë historike të korrikut”, tha Pekcan përmes një komunikate të shkruar.

Ajo theksoi se eksporti vazhdon të kontribuojë në reduktimin e deficitit të llogarisë rrjedhëse duke u bërë lokomotivë e rritjes ekonomike të Turqisë.

Sipas saj, importet e vendit arritën në 17,8 miliardë dollarë në korrik duke shënuar një rënie me 7,7% nga korriku i vitit 2019.

Pekcan bëri me dije gjithashtu se raporti i mbulimit të importit me eksport arriti në 84,5% në korrik, nga 82,6% që ishte në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.



Lajme të ngjashme