Turqia reagoi kundër marrëveshjes për naftë mes të kompanisë amerikane dhe YPG/PKK-së në Siri

Turqia reagoi kundër marrëveshjes për naftë mes një kompania amerikane dhe organizatës separatiste terroriste YPG/PKK.

1466262
Turqia reagoi kundër marrëveshjes për naftë mes të kompanisë amerikane dhe YPG/PKK-së në Siri

Turqia reagoi kundër marrëveshjes për naftë mes një kompania amerikane dhe organizatës separatiste terroriste YPG/PKK.

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, marrëveshjen për naftën që "Forcat Demokratike të Sirisë" (SDF) nën udhëheqjen e organizatës terroriste YPG/PKK kanë bërë me një kompani amerikane, e konsideron si një hap që injoron ligjin ndërkombëtar dhe që synon integritetin territorial, unitetin dhe sovranitetin e Sirisë, ndërsa mbështetjen e ShBA-së e ka pritur me keqardhje dhe bëri të ditur se kjo është e papranueshme.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria thuhet se në shtyp është pasqyruar që organizata terroriste YPG/PKK, e cila në Siri përdor emrin SDF, ka nënshkruar një marrëveshjeve me kompaninë "Delta Crescent Energy LLC" me seli në ShBA, për të nxjerrë, përpunuar dhe tregtuar naftën në territoret në verilindje të Sirisë.

Në deklaratë, theksohet se organizata terroriste YPG/PKK tregoi në mënyrë të qartë ambicien e saj për të çuar përpara agjendën separatiste duke kapur burimet natyrore të popullit sirian.

“Burimet natyrore të Sirisë i përkasin popullit sirian. E presim me keqardhje që ShBA mbështet këtë hap, i cili injoron ligjin ndërkombëtar, që synon integritetin territorial, unitetin dhe sovranitetin e Sirisë dhe që hyn në kuadrin e financimit të terrorizmit. Ky qëndrim që nuk mund të justifikohet me asnjë motiv të ligjshëm, nuk është kurrë i pranueshëm", thuhet në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë.



Lajme të ngjashme