Turqia i dha një goditje të rëndë organizatës terroriste DAESH muajin e kaluar

Turqia, e cila vazhdon luftën e saj aktive dhe të vendosur kundër organizatës terroriste DAESH, muaji e kaluar i shkaktoi një goditje të madhe organizatës me operacione të kryera në mbarë vendin.

1466289

Me operacionet e suksesshme forcat turke të sigurisë prishën lojën e terroristëve që planifikuan akte të përgjakshme terroriste në shumë qytete, veçanërisht në Stamboll dhe Ankara.

Në korrik, policia, xhandarmëria dhe njësitë kufitare ndaluan 187 të dyshuar, përfshirë shtetas të huaj, dhe kapën shumë dokumente, armë dhe municione të organizatës.

Forcat turke të sigurisë arrestuan 19 nga të dyshuarit e ndaluar.

Disa nga të dyshuarit u depërtuan në vendet e tyre të origjinës, ndërsa për disa të tjerë vazhdojnë procedurat pranë autoriteteve gjyqësore.

Lajme të ngjashme