Ambasadori britanik në Ankara shprehet i lumtur nga ardhja e turistëve anglezë në Turqi

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Ankara, Dominick Chilcott, tha se është i lumtur që turistët britanikë bëjnë pushime në Turqi.

1466306
Ambasadori britanik në Ankara shprehet i lumtur nga ardhja e turistëve anglezë në Turqi

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Ankara, Dominick Chilcott, tha se është i lumtur që turistët britanikë bëjnë pushime në Turqi.

Duke vënë në dukje se fluturimet nga Britania në Turqi po vazhdojnë, ambasadori Chilcott tha: “Qeveria britanike rinovoi rekomandimin e saj të udhëtimit në fund të qershorit. Pas kësaj date, u vendos që disa vende ishin të sigurta dhe që turistët britanikë mund të udhëtonin në këto vende. Këto janë vendet që kanë marrë nën kontroll epideminë e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19), ndërsa Turqia është njëra prej këtyre vendeve. Pra është njëra prej vendeve të gjelbra në të cilat mund të udhëtohet dhe me këtë u përmbushën këshillat tona për udhëtime në Turqi”.

Chilcott gjithashtu tha se kanë rishqyrtuar masat e karantinës kundër COVID-19 dhe se turistët anglezë që do të udhëtojnë në Turqi, e cila ndodhet në grupin e parë, nuk do të karantinohen pas kthimit.

Ambasadori britanik gjithashtu shtoi se portat janë të hapura për turistët anglezë për të vizituar Turqinë.

Fluturimet nga Anglia kanë filluar më 15 korrik. Turistët anglezë në mënyrë të ngjeshur vizitojnë Antalien dhe Dalaman-in e Mugla-s. Ata janë të lumtur nga pushimet në Turqi. Deri më tani nuk kemi marrë ndonjë ankesë nga turistët britanikë. Cilësia e shërbimin në sektorin e turizmit në Turqi është shumë e lartë. Brenda një jave në Turqi erdhën disa qindra mijëra turistë britanikë”, bëri të ditur ambasadori Chilcott.

 


Lajme të ngjashme