Kryeparlamentarët Sentop dhe Ganushi bisedojnë për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop zhvilloi një biseda telefonike me homologët e tij nga Tunizia, Kazakistani, Xhibuti dhe Algjeria.

1465844
Kryeparlamentarët Sentop dhe Ganushi bisedojnë për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij tunizian, Rashid Al-Ganushi.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Kryesia e Kuvendit, Mustafa Sentop uroi që festa e Bajramit të Kurbanit të jetë i dobishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për botën islame, ndërsa i uroi Ganushit festën e Bajramit.

Sentop theksoi se ai ndjek nga afër zhvillimet e fundit politike në Tunizi dhe se fuqia e pushtetit politik të Tunizisë është jashtëzakonisht e rëndësishme duke marrë parasysh ato që ndodhin në Libinë fqinje.

Ai gjithashtu u shpreh i kënaqur që Ganushi fitoi votëbesimin në Kuvend, të organizuar me kërkesë të opozitës tuniziane.

Gjatë bisedës Kryeparlamentari turk nënvizoi se Turqia ndodhet pranë popullit mik e vëlla të Tunizisë.

Ndërkaq edhe Kryeparlamentari tunizian Ganushi shprehu kënaqësinë e tij nga biseda dhe tha se i kushtojnë rëndësi të veçantë që marrëdhëniet vëllazërore me Turqinë të jenë të forta.

Në mes të tjerash Kryeparlamentari Sentop pati biseda telefonike edhe me homologët e tij të Kazakistanit, Maulen Asimbayev, të Xhibutit Muhamed Ali Houmed dhe të Algjerisë Suleyman Senin.

Gjatë këtyre bisedave ku u përcollën dëshirat dhe urimet reciproke për festën e Bajramit të Kurbanit u shprehën edhe mendimet për rritjen e bashkëpunimit mes këtyre vendeve.



Lajme të ngjashme