Forcat turke të sigurisë neutralizuan 106 terroristë të YPG/PKK-së gjatë korrikut

Në operacionet e suksesshme antiterror të kryera gjatë korrikut kundër organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, janë neutralizuar 106 terroristë.

1465859
Forcat turke të sigurisë neutralizuan 106 terroristë të YPG/PKK-së gjatë korrikut

Në operacionet e suksesshme antiterror të kryera gjatë korrikut kundër organizatës separatiste terroriste YPG/PKK, e cila nuk heziton të marrë në objektiv edhe foshnjat dhe fëmijët për të prishur paqen, qetësinë dhe sigurinë e Turqisë, janë neutralizuar 106 terroristë.

Ndjekja e pamëshirshme e Forcave të Armatosura Turke, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë dhe Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës (MIT), me mbështetjen edhe të rojës së sigurisë, vazhdon me vendosmëri.

Forcat e sigurisë, të cilat krahas qendrave të qyteteve dhe zonave rurale ndjekin terroristët edhe jashtë vendit, vazhdojnë me operacione pavarësisht kushteve të vështira të motit dhe terrenit. Gjatë muajit të kaluar forcat turke të sigurisë i dhanë një goditje të rëndë organizatës terroriste YPG/PKK.

Gjatë operacioneve të kryera mes datave 1-31 korrik u neutralizuan 106 terroristë.

Bëhet e ditur se në operacionet kundër organizatës terroriste PKK dhe strukturimit rinor të saj të kryera në shumë rrethe të vendit dhe gjatë këtij procesi janë ndaluar 62 nga 155 persona të dyshuar.

Mësohet se forcat turke të sigurisë po vazhdojnë punën e tyre pandërprerë për të shkatërruar elementet terroriste si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

 


Lajme të ngjashme