Ushtria turke neutralizon 6 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Gjashtë terroristë të PKK-së janë neutralizuar në veri të Irakut me një operacion të koordinuar nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT), njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB).

1465583
Ushtria turke neutralizon 6 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

"Me operacionin ajror që është kryer në rajonin Gara në veri të Irakut si rezultat i një pune të koordinuar mes TSK-së dhe MIT-it u neutralizuan gjashtë pjesëtarë të organizatës terroriste separatiste PKK-së", tha Ministria në një deklaratë.

Organizata separatiste terroriste PKK shpesh e përdor zonën veriore të Irakut për të organizuar sulme ndërkufitare kundër Turqisë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, ShBA-ja dhe BE-ja, është përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

 


Lajme të ngjashme