Erdogan u ka uruar Kurban Bajramin liderëve të ndryshëm

Me rastin e festës së Kurban Bajramit Presidenti Erdoan ka shkëmbyer urime me liderë të ndryshëm botërorë.

1465414
Erdogan u ka uruar Kurban Bajramin liderëve të ndryshëm

Të premten Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Eroğan) pati biseda telefonike me homologun e tij iranian Hasan Ruhani, Sulltanin e Omanit Haitham bin Tariq Al Said, Presidentin e Turkmenistanit Gurbanguly Berdimuhamedow, Presidentin e Algjerisë Abdelmadjid Tebboune, Presidentin e Tunizisë Kays Said, Presidentin e Kirgizisë Sooronbay Ceenbekov, Presidentin e Irakut Barham Saleh, Nënkryetarin e Dhomës së Popujve të Bosnjë-Herzegovinës Bakir Izetbegoviç me rastin e festës së Kurban Bajramit, një nga dy festat më të rëndësishme myslimane.

Sipas një deklarate të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës, gjatë këtyre bisedave telefonike liderët kanë uruan njëri-tjetrin për Kurban Bajramin dhe është theksuar vendosmëria për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale dhe forcimin e bashkëpunimit në çështjet rajonale.



Lajme të ngjashme