Akar: Turqia gjithmonë ka mbështetur integritetin territorial të Libisë

“Turqia gjithmonë e ka mbështetur integritetin territorial të Libisë”, tha ministri i Mbrojtjes Kombëatre, Hulusi Akar në një reportazh për televizionin panarab “Al-Jazeera”.

1465543
Akar: Turqia gjithmonë ka mbështetur integritetin territorial të Libisë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se Turqia gjithmonë e ka mbrojtur integritetin territorial të Libisë.

Në një reportazh për stacionin televiziv në gjuhën arabe “Al-Jazeera” ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar dha shpjegime për disa çështje aktuale, si Libia, Mesdheu Lindor, rihapja për adhurim e Shën-Sofisë dhe problemi midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Në veçanti ai vuri theksin në integritetin territorial të Libisë.

"Ne jemi atje [në Libi] në bazë të ftesës që Fayez al-Sarraj, Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe e njohur nga Kombet e Bashkuara, ka bërë me një letër drejtuar Presidentin tonë [Erdoan]. Ne jemi gjithmonë për ruajtjen e tërësisë territoriale të Libisë dhe themi që Libia u përket libianëve. Ne jemi në këtë vend sepse kjo është ajo që kërkon vëllazëria jonë 500-vjeçare. Ne jemi në këtë vend për të ndihmuar vëllezërit tanë libianë në nevojë. Ajo që ne bëjmë është të bashkëpunojmë në drejtim të trajnimit ushtarak. Ajo që ofrojmë ne është solidaritet dhe konsulencë”,- vuri në dukje ministri Akar.

Në lidhje me Mesdheun Lindor, ministri Akar argumentoi nevojën e një zgjidhje paqësore të problemeve në këtë rajon.

"Ne jemi gjithmonë për zgjidhjen paqësore të të gjitha problemeve në Egje, Mesdheun Lindor dhe Qipro. Për ta bërë këtë, ne marrim parasysh marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të drejtën ndërkombëtare dhe dialogun reciprok. Nga ana tjetër, ne e kemi shprehur në mënyrë të përsëritur se kurrë nuk do të heqim dorë nga të drejtat dhe interesat tona në ujërat tona [Mavi Vatan], përfshirë edhe në Qipro. Ky nuk është një kërcënim, por një fakt. Ajo që ne duam, është t’i fillojmë diskutimet shpejt dhe t’i zgjidhim çështjet përmes dialogut dhe rrugëve paqësore",- vazhdoi ai.

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar gjithashtu iu referua problemit Azerbajxhan-Armeni dhe bëri këtë vlerësim:

"Tani, para së gjithash, duhet përmendur dhe parë mirë një diçka; turqit azerbajxhanas janë vëllezërit tanë. Ne e themi gjithmonë që ‘Jemi dy shtete, një komb’. Ne jemi një dhe bashkë si në hidhërime, ashtu edhe në gëzime. Kështu që ne duhet ta shohim sulmin që ndodhi më 16 korrik ndaj Tovuzit, që ndodhet jashtë Nakarov Karabakut. Ne duhet të shohim dhe të dimë se 20% e territoreve të Azerbajxhanit janë të okupuara pa asnjë legjitimitet nga Armenia për rreth 30 vjet. Prandaj, ne jemi pranë vëllezërve tanë azerë në këtë çështje, në luftën e tyre. Ne kemi qenë dje, jemi sot dhe do të vazhdojmë të jemi edhe nesër pranë tyre".

Duke folur për rihapjen e Shën-Sofisë për adhurim ministri i Mbrojtjes Kombëtare deklaroi si vijon:

"Turqia është një shtet sovran, i pavarur dhe që ka besim tek vetvetja. Është një shtet që i bën vet politikat e veta dhe për këtë arsye autoritetet kompetente dhe Presidenti i Republikës [Erdoan] vendosën për këtë çështje dhe Shën-Sofia filloi të funksionojë si xhami. Kjo nuk është aspak një diçka jonormale. Xhamia është e hapur për të gjithë, pasi ashtu siç është e hapur për myslimanët në të gjithë botën islame, nuk ka asnjë pengesë që jomyslimanët të vijnë, të hyjnë brenda, të shëtisin dhe të vizitojnë atë. I vetmi që ka të drejtë të flasë për këtë çështje është shteti i Republikës së Turqisë. Është një vendim i shtetit të Republikës së Turqisë dhe të gjithë duhet ta respektojnë atë".

 


Lajme të ngjashme