Sot bota islame kremton festën e Bajramit të Kurbanit

Faljen e namazit të parë të bajramit në Xhaminë e Madhe të Shën-Sofisë, e cila u rihap për adhurim pas 86 vitesh, e bëri kreu i Entit të Çështjeve Fetare (Diyanet), prof.dr. Ali Erbas.

1465042
Sot bota islame kremton festën e Bajramit të Kurbanit
cami namaz.jpg
ayasofya namaz.jpg
ayasofya namaz1.jpg
ayasofya namaz2.jpg

Bajrami i Kurbanit filloi të festohej në vend dhe në tërë botën islame.

Festa 4-ditore kremtohet nën hijen e epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

Qytetarët namazin e Bajramit të Kurbanit e falën në përputhje me rregullat e distancës sociale dhe higjienës.

Faljen e namazit të parë të bajramit në Xhaminë e Madhe të Shën-Sofisë, e cila u rihap për adhurim pas 86 vitesh, e bëri kreu i Entit të Çështjeve Fetare (Diyanet), prof.dr. Ali Erbas.

Namazi i parë u falë me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve, të cilët mbushën xhaminë dhe rrethinën.

Kreu i Diyanetit e lexoi edhe hutben e parë të Bajramit të Kurbanit në Xhaminë e Madhe të Shën-Sofisë pas 86 vitesh, ku tha: “Le ta përjetojmë paqen e festës të gjithë së bashku. Sidoqoftë, le të mos i bëjmë të trishtueshme këto ditë të çmuara duke shkaktuar përhapjen e sëmundjes. T’i respektojmë rregullat për mbajtjen e maskës dhe të distancës sociale. Le të distancohemi nga shtrëngimi i duarve dhe përqafimeve gjatë ditëve të festës dhe gjatë epidemisë”.

Në fund të hutbes Erbas e bëri edhe këtë lutje: “Zoti ynë i Madhërishëm të na mbrojë nga të gjitha llojet e fatkeqësive dhe telasheve. Le të na lirojë nga epidemitë, lufta dhe vuajtjet. Le të na bashkojë edhe në shumë bajrame të begatshme. Paqja, mëshira, mirësjellja dhe mirësia e Allahut qofshin mbi ne. Urime festa e Bajramit të Kurbanit”.

 


Lajme të ngjashme