Erdogan dhe Aliyev theksojnë besimin në vazhdimin e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

1465054
Erdogan dhe Aliyev theksojnë besimin në vazhdimin e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Sipas deklaratës së bërë nga Presidenca e Azerbajxhanit, Presidenti Aliyev i telefoni Erdoganit dhe i uroi festën e Bajramit të Kurbanit.

Gjatë bisedës të dy liderët shprehën kënaqësinë nga zhvillimi çdo ditë e më shumë të marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa theksuan edhe besimin e tyre që këto marrëdhënie do të vazhdojnë duke u forcuar edhe më shumë.

Duke nënvizuar se Turqia dhe Azerbajxhani vazhdojnë me sukses stërvitjet e përbashkëta ushtarake në shkallë të gjerë, Erdogan dhe Aliyev këtë e vlerësuan si një manifestim tjetër të miqësisë dhe marrëdhënieve vëllazërore midis dy vendeve.

Presidenti Aliyev deklaroi se ata e kanë vlerësuar lartë mbështetjen e vendosur të Erdoganit për Azerbajxhanin në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur si rezultat i provokimit ushtarak të Armenisë ditët e fundit.

Erdogan dhe Aliyev gjithashtu biseduan për çështjet tjera në marrëdhëniet mes dy vendeve.

 


Lajme të ngjashme