Akar: Turqia është e vendosur t’i përmbushë të drejtat e saj në Mesdheun Lindor

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar mbajti një fjalim në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Forcave të Armatosura të RTQV-së.

1464387
Akar: Turqia është e vendosur t’i përmbushë të drejtat e saj në Mesdheun Lindor

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar deklaroi se: “Është e drejta e jonë që të punojmë në zonat e licencuara nga Republika Turke e Qipros së Veriut (RTQV) dhe të eksplorojmë dhe përfitojmë në zonat e juridiksionit detar të Turqisë”.

Ministri Akar mbajti një fjalim në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Forcave të Armatosura të RTQV-së.

“Çështja e Qipros është kauza e jonë kombëtare”, bëri të ditur Akar, ndërsa tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e përcaktimit të juridiksionit detar, ruajtjen e të drejtave të barabarta sovrane dhe ndarjen e barabartë të burimeve.

“Askush të mos përpiqet të na ndikojë apo të na parandalojë në asnjë mënyrë për këtë çështje. Ne kemi thënë vazhdimisht se jemi të vendosur për këtë dhe do ta përmbushim atë. Të gjitha aktivitetet tona janë në përputhje me ligjin, ligjin ndërkombëtar dhe ligjin detar”, deklaroi Akar.

Ministri gjithashtu vuri në dukje se bashkëbiseduesve u kanë bërë të ditur se janë të gatshëm të zhvillojnë takimin e 4-të në Ankara, si pjesë e marrëveshjeve me palën greke në kuadër të masave për ndërtimin e besimit.

 


Lajme të ngjashme