Turqia lëshon një tjetër Navtex

Turqia ka shpallur një Navtex të ri (njoftim paralajmërues në detari, NAVigational TEXt Message), me të cilin njofton se anija “Barbaros Hayrettin Paşa” do të bëjë kërkime në Mesdheun Lindor.

1464011
Turqia lëshon një tjetër Navtex

Turqia njoftoi se ka deklaruar një NAVTEX të ri për datat 28 korrik – 18 shtator.

Sipas mesazhit të NAVTEX-it anija “Barbaros Hayrettin Paşa” do të bëjë kërkime në Mesdheun Lindor.

Me NAVTEX-in e ri Turqia i bëri të ditur edhe një herë botës se sa vendosur është në Mesdheun Lindor.

Në 21 korrik Turqia kishte shpallur një NAVTEX në lidhje me ishullin Meis (Kastellorizo). Ishte raportuar se anija turke «Oruç Reis» do të bënte shpime në pjesën jugore dhe lindore të ishullit.

Çfarë është Navtex-i?

Është një sistem pajisjesh komunikimi që informon marinarët mbi parashikimet meteorologjike, të dhënat e lundrimit, situatat emergjente, sigurisë dhe zonat ku bëhen punime në det. Transmetimi bëhet me frekuencë me valë të mesme dhe sinjali mund të shkojë deri në distancën 400 milje detare (740 km).

 


Lajme të ngjashme