Forcat turke të sigurisë ndaluan 3 terroristë të PKK/YPG-së në Siri, ndërsa një tjetër u vetëdorzua

Bëhet e ditur se në rajonin e Operacionit “Dega e Ullirit” në Siri janë ndaluar 3 terroristë të PKK/YPG-së, të cilët ishin duke bërë përgatitje për sulme.

1463895
Forcat turke të sigurisë ndaluan 3 terroristë të PKK/YPG-së në Siri, ndërsa një tjetër u vetëdorzua

Bëhet e ditur se në rajonin e Operacionit “Dega e Ullirit”Siri janë ndaluar 3 terroristë të PKK/YPG-së, të cilët ishin duke bërë përgatitje për sulme.

Në një deklaratë të bërë në llogarinë e saj në median sociale në Twitter, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare tha: “3 terroristë të PKK/YPG-së, të cilët u zbuluan se kryejnë veprimtari terroriste për të prishur mjedisin e paqes dhe sigurisë në rajonin e Operacionit ‘Dega e Ullirit’, u arrestuan pa realizuar ambiciet e tyre të pabesë”.

Ndërkaq Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se po vazhdon shpërbërja e organizatës terroriste PKK dhe si rezultat i punimeve të bindjes është dorëzuar edhe një tjetër terrorist.

Në deklaratën e Ministrisë bëhet e ditur se si rezultat i punimeve të bindjes të zhvilluara nga Drejtoria e Policisë, u vetëdorëzua edhe një terrorist.

Së fundmi, me dorëzimin e anëtarit të organizatës terroriste, për të cilin u përcaktua se ka vepruar në Siri, numri i terroristëve që u arratisën nga organizata terroriste dhe u vetëdorëzuan me punimet e bindjes që nga 1 janari është rritur në 117.

Në deklaratë në mes të tjerash bëhet e ditur se në sajë të punimeve të bindjes që zhvillohen nën koordinimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, numri i terroristëve të vetëdorëzuar do të vazhdojë duke u rritur edhe gjatë ditëve në vijim.

 


Lajme të ngjashme