Turqia dhe Azerbajxhani përgatiten për stërvitje të përbashkëta ushtarake gjithpërfshirëse

Një pjesë e ushtarëve turq që do të marrin pjesë në stërvitje të përbashkëta gjithëpërfshirëse ushtarake në mes të Turqisë dhe Azerbajxhanit arriti në Nahçivan.

1463027

Ushtarët turq u pritën me ceremoni në urën Umit mbi lumin Araz në vendkalimin kufitar Sederek të Republikës Autonome të Nahçivanit.

Gjatë ceremonisë u kënduan himnet kombëtare të Turqisë dhe Azerbajxhanit dhe u shkëmbyen flamujt. Pas ceremonisë ushtarët turq u vendosën në kazerma në Nahçivan.

Në stërvitjet ushtarake që do të mbahen në kryeqytetin Baku dhe Nahçivan mes datave 1-5 gusht, do të ekzekutohen urdhra të ndryshme, ndërsa do të bëhen edhe qitjet nga autoblindat, topat dhe mortajat ndaj objektivave përfaqësuese të armikut.  

Lajme të ngjashme