Kalin: Turqia dhe Greqia nuk ndodhen në prag të luftës

Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalin reagoi ndaj lajmeve se Turqia dhe Greqia ndodhen në prag të luftës.

1463316
Kalin: Turqia dhe Greqia nuk ndodhen në prag të luftës

Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalin reagoi ndaj lajmeve se Turqia dhe Greqia ndodhen në prag të luftës.

Në prononcimin e tij të bërë për një kanal televiziv privat zëdhënësi Kalin në lidhje me zhvillimet e fundit në Egje dhe Mesdhe bëri të ditur që shtypi gjerman publikoi lajme të ekzagjeruar, ndërsa tha se “Nuk ndodhemi në prag të luftës, por Kancelarja gjermane (Angela Merkel) dha një kontribut konstruktiv”.

Kalin theksoi se Greqia është një fqinje e rëndësishme e Turqisë dhe shtoi: “Ne ndodhemi në këtë gjeografi. As Greqia nuk do të largohet nga këtu e as ne. Problemi kryesor është se ka boshllëqe rreth ishujve në Egje dhe platforma kontinentale në Mesdheun Lindor, nuk ka asnjë përshkrim rreth kësaj”.

Zëdhënësi i Presidencës theksoi se Turqia është e gatshme të bisedojë pa parakushte me Greqinë për të gjitha këto çështje, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Të gjithë duhet të vazhdojnë të punojnë në platformat e tyre kontinentale dhe të bashkëpunojnë në rajone të diskutueshme. Le t’i zgjidhim bashkërisht çështjet tona. Nuk mund të arrini rezultate duke përdorur anëtarësimin në Bashkimin Evropian si një element presioni”.

Ndërkaq në lidhje me aktivitetet e kërkimeve sizmike në Mesdheun Lindor Kalin tha se Turqia është e gatshme të bëjë çdo përpjekje që ky rajon të kthehet në një ‘det të paqes’.

“Në fakt vendi ku është planifikuar që anija e sondimit ‘Oruç Reis’ të kryej punime ndodhet 180 km larg nga ishulli Meis”, bëri të ditur Kalin.

Kalin bëri të ditur se përkundër asaj që është thënë nuk do të ketë punime afër ishullit, ndërsa bëri të ditur që edhe Presidenti Erdogan ka thënë që “Duhet të jemi konstruktiv, le të presim edhe për pak kohë”.

Tensionimi mes dy vendeve ka filluar me reagimin e ashpër të Greqisë pas publikimi të NAVTEX-it nga ana e Turqisë.

Çfarë është NAVTEX-i?

Është një sistem pajisjesh komunikimi që informon marinarët mbi parashikimet meteorologjike, të dhënat e lundrimit, situatat emergjente, sigurisë dhe zonat ku bëhen punime në det. Transmetimi bëhet me frekuencë me valë të mesme dhe sinjali mund të shkojë deri në distancën 400 milje detare (740 km).

 


Lajme të ngjashme