Erdogan: Bosnja është çdo gjë për ne

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në kryeqytetin Ankara ka pritur në takim delegacionin teknik, futbollistët dhe bordin drejtues të klubit të futbollit “Medipol Basaksehir”

1463356
Erdogan: Bosnja është çdo gjë për ne

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në kryeqytetin Ankara ka pritur në takim delegacionin teknik, futbollistët dhe bordin drejtues të klubit të futbollit “Medipol Basaksehir”, i cili përfundoi si kampion sezonin 2019-2020 të Super Ligës Cemil Usta me 69 pikë.

Në pritjen e organizuar në Kompleksin Presidencial Presidenti Erdogan përgëzoi klubin dhe futbollistët për suksesin e treguar.

“Ju përgëzoj të gjithëve dhe krenohem me juve, por sezoni ende nuk ka përfunduar. Prej jush pres që nga ndeshja kthyese e Ligës Evropiane UEFA në Kopenhagë të ktheheni me fitore dhe të radhiteni në 8-shen e parë. Ju përfaqësoni Turqinë në Evropë. Unë gjithashtu uroj sukses për këtë. Uroj gjithashtu të gjitha skuadrat që garojnë në këtë ligë”, bëri të ditur Erdogan.

Ndërkohë Presidenti Erdogan bisedoi veçmas me secilin futbollist, ndërsa futbollisti Edin Vishqa me origjinë nga Bosnje-Hercegovina, falënderoi Turqinë për ndihmat e dërguara në vendin e tij.

Presidenti Erdogan pas falënderimit të Vishqas tha se “Bosnja është çdo gjë për ne”.

 


Lajme të ngjashme