Erdogan bisedoi në telefon me Putinin dhe priti në takim ministren e Jashtme spanjolle

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Federatës së Rusisë, Vladimir Putin, ndërsa priti në takim ministren spanjolle të Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunim, Arancha Gonzalez Laya.

1462988
Erdogan bisedoi në telefon me Putinin dhe priti në takim ministren e Jashtme spanjolle

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Federatës së Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas deklaratës së bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës gjatë bisedës u vlerësuan hapat që do të forcojnë marrëdhëniet në mes të Turqisë dhe Rusisë, tensionimin Azerbajxhan-Armeni si dhe për zhvillimet rajonale me në krye ato në Siri dhe Libi.

Gjithashtu bëhet e ditur se Presidentët Erdogan dhe Putin u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe dialogut për çështjet e marrëdhënieve dypalëshe dhe ato rajonale.

Ndërkaq kreu i shtetit turk priti në takim edhe ministren spanjolle të Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunim, Arancha Gonzalez Laya, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Ankara.

Bëhet e ditur se ky takim u zhvillua prapa dyerve të mbyllura pa praninë e mediave.  

 


Lajme të ngjashme