Erdogan: “Nuk do të lejojmë askënd të prek ezanin, flamurin, atdheun tonë”

Presidenti Erdogan pas mbledhjes së Kabinetit Presidencial mbajti një konferencë për shtyp.

1462826
Erdogan: “Nuk do të lejojmë askënd të prek ezanin, flamurin, atdheun tonë”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se “Nuk do të lejojmë askënd të prek ezanin, flamurin, atdheun tonë”.

Presidenti Erdogan pas mbledhjes së Kabinetit Presidencial mbajti një konferencë për shtyp.

Duke vënë në dukje se “Tani ka një Turqi të vetëdijshme në fuqinë e saj në çdo fushë”, Presidenti Erdogan tha: “Ne nuk synojmë të drejtat, territoret, pasuritë e askujt. Dëshira jonë e vetme është t’i mbrojmë të drejtat tona, ligjin tonë, interesat tona”.

“Ata që përpiqen të përjashtojnë vendin tonë në çështje që mund të zgjidhen përmes negociatave dhe marrëveshjeve të ndershme, duhet ta dinë se do të ndeshen me këtë përgjigje. Ne jemi të vetëdijshëm që lufta midis shteteve dhe shoqërive ka ndryshuar. Vazhdimisht rinovojmë veten në gjuhën e të gjitha ndryshimeve të konkurrencës politike, ekonomike dhe ushtarake. Vazhdimisht jemi duke bërë përpjekje si në tavolinë ashtu edhe në terren”, bëri të ditur Presidenti Erdogan.

Kreu i shtetit turk gjithashtu rihapja e Xhamisë së Shën-Sofisë për adhurim është shembulli i fundit i përdorimit të drejtave sovrane të Turqisë, ndërsa tha se nuk është e rëndësishme të diskutohet se si është kthyer kjo xhami në muze.

“Ne besojmë se përdorimi i Shën-Sofisë si një vend adhurimi në vend të një muzeu të zakonshëm i bën të lumtur njerëzit e të gjitha besimeve”, bëri të ditur Erdogan, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Sot sërish betohemi se nuk do të lejojmë askënd të prek në ezanin, flamurin, atdheun tonë”.

“Turqia sot lufton për një ringjallje të re. Ne ndërtojmë një Turqi të madhe dhe të fortë”, përfundoi Presidenti Erdogan.



Lajme të ngjashme