Erdogan do të drejtojë sot mbledhjen e Kabinetit Presidencial

Kabineti Presidencial do të takohet sot në një mbledhje të kryesuar nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan në kryeqytetin Ankara.

1462566
Erdogan do të drejtojë sot mbledhjen e Kabinetit Presidencial

Kabineti Presidencial do të takohet sot në një mbledhje të kryesuar nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan në kryeqytetin Ankara.

Përveç masave të Bajramit të Kurbanit, një nga çështjet kryesore të agjendës do të jetë edhe Libia.

Gjatë mbledhjes në fokus do të jetë trafiku i ngjeshur diplomatik për gjetjen e zgjidhjes politike çështjes së Libisë.

Në rend të ditës do të jenë edhe zhvillimet në Mesdheun Lindor.

Gjithashtu do të diskutohet për pikën e arritur në punimet e sondazhit dhe kërkimeve të Turqisë në këtë rajon.

Ndërkaq lufta kundër terrorit do të jetë një tjetër temë që do të diskutohet në këtë mbledhje.

Gjithashtu do të diskutohet për zhvillimet në pjesën veriore të Sirisë dhe operacionet në vazhdim brenda dhe jashtë kufirit për parandalimin e organizimit dimëror të organizatës terroriste PKK/YPG.

Hapja e Xhamisë së Shën-Sofisë për adhurim dhe sulmet e Armenisë kundër Azerbajxhanit do të jetë gjithashtu në agjendën e kabinetit.

Pritet që njoftimi pas takimit të bëhet nga Presidenti Erdogan.

 


Lajme të ngjashme