Çavusoglu: Operacioni «IRINI» i BE-së mbështet Haftarin, ndëshkon qeverinë Libiane

Operacioni evropian «IRINI» mbështet Haftarin dhe ndëshkon qeverinë Libiane, tha të hënën shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu në një konferencë të përbashkët me homologen spanjolle, Arancha González Laya.

1462691
Çavusoglu: Operacioni «IRINI» i BE-së mbështet Haftarin, ndëshkon qeverinë Libiane

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) zhvilloi të hënën një takim me ministren spanjolle për Punë të Jashtme, BE-në dhe Bashkëpunim, Arancha González Laya, e cilat gjendet për vizitë zyrtare në Ankara.

Pas takimit të dy homologët dolën para kamerave për një konferencë të përbashkët shtypi.

Duke folur për qëndrimin e Turqisë në lidhje me krizën në Libi, Çavushollu tha se është shumë e domosdoshme arritja sa më shpejt që të jetë e mundur e armëpushimit të përhershëm dhe njëherësh detyrues në Libi dhe rikthimi në procesin politik.

Për sa i përket operacionit «IRINI» të Bashkimit Evropian (BE) për Libinë (që zhvillohet për të kufizuar furnizimin e Libisë me armë nga deti) ministri Çavushollu bëri këtë vlerësim: “Operacioni është absolutisht në favor të Haftarit dhe ndëshkon Qeverinë e Libisë”.

Ministri iu referua edhe rihapjes për adhurim të Xhamisë së Madhe të Shën-Sofisë.

"Është e pamundur ta kuptosh reagimin e Greqisë, një vend që i shkojnë për shtat veprime dobësie siç është djegia e flamurit turk. Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë Shën-Sofinë si një trashëgimi kulturore",- theksoi Çavushollu, i cili shtoi se Spanja dhe disa vende të tjera e kanë pranuar që Shën-Sofia është një çështje që ka të bëjë me sovranitetin e Turqisë.

Në vijim kryediplomati turk tha se lista e udhëtimeve të BE-së (si pjesë e masave kundër koronavirusit të ri Covid-19) është shumë larg kritereve objektive. "Ne e kuptojmë se lista është përcaktuar me motive politike", nënvizoi Çavushollu.

Kurse Ministrja e Punëve të Jashtme të Spanjës, Laya nga ana e saj tha se marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike me Turqinë janë shumë të shëndosha.



Lajme të ngjashme