Omer Çelik: Mallkojmë me gjithë shpirt djegien e flamurit turk në Greqi

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Çelik, reagoi fuqimisht kundër sulmit ndaj flamurit turk në Selanik të Greqisë.

1461722
Omer Çelik: Mallkojmë me gjithë shpirt djegien e flamurit turk në Greqi

“Ne mallkojmë me gjithë shpirt djegien e flamurit tonë të lavdishëm në Greqi dhe dënojmë fuqishëm politikanët që inkurajuan fashistët grekë, të cilët bënin sikur protestonin hapjen e Xhamisë së Shën-Sofisë”, deklaroi ai.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Omer Çelik fshikulloi djegien e flamurit turk nën pretekstin e reagimit ndaj hapjes për adhurim të Xhamisë së Shenjtë të Shën-Sofisë së Madhe.

“Politikanët dritëshkurtër grekë, mendjet e të cilëve janë të mbushura me ëndrra bizantine, po helmojnë shoqërinë e tyre. Këta romantikë që kujtojnë se jetojnë në periudhën e Bizantit, janë të detyruar ta kuptojnë mesazhin e djeshëm të Xhamisë së Shën-Sofisë, herët a vonë”, theksoi zëdhënësi i AK Partisë.

“Ata që dje vendosën flamurin bizantin pranë flamujve të tyre dhe shpallën zi, nuk mund të mos respektojnë flamurin tonë. Fashistët që dogjën flamurin tonë, duhet ta kuptojnë mirë mesazhin e djeshëm të kombit tonë nën hijen e flamurit tonë, në Xhaminë e Shën-Sofisë. Sanxhakët që shoqëruan flamurin tonë dje dhe mesazhet e dhëna në Xhaminë e Shën-Sofisë treguan se kujtesa jonë nuk i përket vetëm historisë, por edhe ardhmërisë. Xhamia e Shën-Sofisë është e hapur për të gjithë si një vlerë e përbashkët e tërë njerëzimit. Siç u tha nga flamuri ynë dhe sanxhakët, ajo është Xhamia e Shën-Sofisë”, shkroi Çelik në “Twitter”.



Lajme të ngjashme