Erdogan: Shkaktuam përsëri zhgënjim tek ata që prisnin gjunjëzimin e Turqisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të shtunën se Turqia ka shkaktuar përsëri zhgënjim tek ata që prisnin çalimin dhe gjunjëzimin e saj.

1461752
Erdogan: Shkaktuam përsëri zhgënjim tek ata që prisnin gjunjëzimin e Turqisë

 

“Ne mbrojtëm të drejtën, ligjin dhe interesat e kombit, vendit tonë dhe miqve tanë në tokë, në det, në ajër dhe kudo. Ne shkaktuam edhe një tjetër herë zhgënjim tek ata që prisnin çalimin, gjunjëzimin e Turqisë pas çdo sulmi që iu ekspozua”, theksoi kreu i shtetit turk gjatë ceremonisë së përurimit të Unazës së Amasies, ku mori pjesë me videokonferencë nga Vila e Vahdettinin në Stamboll.

Vizioni ynë i fuqishëm dhe i madh për Turqinë – vijoi ai – ka filluar të mishërohet duke u transformuar në rezultate faktike.

Sipas tij, arsyeja e mosekzistencës në terren e atyre që kundërshtojnë me zë të lartë hapat e ndërmarra nga Turqia, është se ata shohin fuqinë e Turqisë në çdo hapësirë.

“Ne s’kemi pretendime mbi territoret dhe burimet natyrore të askujt, por gjithashtu nuk lejojmë askënd që shtrijë duart mbi interesat tona. Jemi gati të vlerësojmë dhe negociojmë çdo propozim të moralshëm. Përgjigjen tonë ndaj rrugaçërisë po e demonstrojmë në terren. Gjithashtu nuk druhemi të bëjmë më shumë nëse paraqitet nevoja”, u shpreh Erdogani.

Pasi vuri në pah se janë plotësisht të vetëdijshëm që synimi i vendeve, të cilat po bëjnë zhurmë të madhe ditëve të fundit, nuk është Shën-Sofia apo Mesdheu Lindor, por prania e vetë kombit turk dhe myslimanëve në këtë hapësirë gjeografike; Presidenti Erdogan sqaroi se dalëngadalë këtë realitet po e shohin të gjithë.



Lajme të ngjashme