Tansu Çiller: U përmbush aspirata e kombit për Shën-Sofinë

Ish-kryeministrja e Turqisë, Tansu Çiller, deklaroi të premten se rihapja e Shën-Sofisë për adhurim përmbushi aspiratën e kombit dhe i dha fund përmallimit 86-vjeçar.

1461351
Tansu Çiller: U përmbush aspirata e kombit për Shën-Sofinë

 

E pranishme në programin e hapjes për adhurim të Xhamisë së Shenjtë të Shën-Sofisë së Madhe, gruaja e parë kryeministre e Turqisë, iu përgjigj interesit të lartë të gazetarëve.

“Rihapja e Shën-Sofisë për adhurim përmbushi aspiratën e kombit. Sot është dita e takimit dhe e çmalljes. Sot iu dha fund përmallimit 86-vjeçar. Ky emocion shfaqet sot si një ditë çmalljeje. Sigurisht që unë vij nga një e kaluar që e di mirë se sa e vështirë është kjo. Është diçka që kërkon shumë këmbëngulje dhe guxim. Prandaj dua t'i uroj sinqerisht të gjithë miqtë e mi që e bënë të mundur këtë. Unë dua t'i përgëzoj një për një dhe personalisht të gjithë ata që kontribuuan, me në krye Presidentin Erdogan”, tha ajo.

Gjithashtu Çiller tërhoqi vëmendjen se vlen të theksohet që Shën-Sofia është njëkohësisht edhe një trashëgimi botërore.

“Rrjedhimisht, Turqia ka qenë gjithmonë e ndjeshme në lidhje me këtë çështje dhe do të vazhdojë të jetë”, shtoi ish-kryeministrja.



Lajme të ngjashme