Presidenti Erdogan mbledh Këshillin e Lartë Ushtarak

Takimi i Këshillit të Lartë Ushtarak të Turqisë do të mbahet sot (23 korrik) nën kryesinë e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

1460441
Presidenti Erdogan mbledh Këshillin e Lartë Ushtarak

Presidenti Erdogan dhe anëtarët e Këshillit të Lartë Ushtarak vizituan fillimisht Mauzoleun e Ataturkut (Anitkabir).

Gjatë kësaj vizite, kreu i shtetit turk nënshkroi Librin Special të Anitkabirit.

“Sukseset që kemi arritur nga Siria në Libi dhe nga Mesdheu Lindor në luftën kundër terrorizmit, demonstrojnë fuqinë e vendit tonë dhe aftësitë e ushtrisë sonë. Me disiplinën e lartë, forcën parandaluese dhe aftësitë superiore të saj, ushtria turke vazhdon të jetë garancia e sigurisë dhe mbijetesës së vendit tonë kundër syve të ligë”, shkroi ai.

Në takimin e Këshillit të Lartë Ushtarak, i cili do të mbahet në Kompleksin Presidencial, do të shqyrtohen dosjet e gradimeve dhe emërimeve të kuadrove në Forcat e Armatosura të Turqisë.



Lajme të ngjashme