Këshilli i Sigurisë Kombëtare vë theksin në vendosmërinë për vazhdimin e luftës kundër terrorit

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Turqisë u mbajt nën kryesimin e Presidentit Erdogan në Kompleksin Presidencial në Ankara.

1460262
Këshilli i Sigurisë Kombëtare vë theksin në vendosmërinë për vazhdimin e luftës kundër terrorit

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Turqisë (MGK) njoftoi se lufta e vendosur kundër elementëve të terrorit matanë kufirit do të vazhdojë.

Mbledhja e Këshillit u mbajt nën kryesimin e Presidentit ErdoganKompleksin Presidencial në Ankara.

Në komunikatën e lëshuar pas mbledhjes bëhet e ditur se lufta kundër terrorit matanë kufirit do të vazhdojë në kuadër të të drejtave që burojnë nga ligji ndërkombëtar.

Në mes të tjerash në komunikatë dënohet me forcë agresioni i Armenisë, e cila ka vazhduar okupimin e saj të paligjshëm për vite me radhë, ndërsa bëhet e ditur se ajo duhet t’i japë fund qëndrimit të saj agresor dhe të largohet nga territoret azerbajxhanase që pushton dhe se populli turk do t’i dalë për zot çdo vendimi që do të marrë populli vëlla i Azerbajxhanit në kauzën e tij të drejtë.

Ndërkaq për çështjen e Qipros u tha se në asnjë rrethanë nuk do të lejohen përpjekjet që do të mund të dëmtojnë mjedisin e paqes dhe stabilitetit në ishull, ndërsa është vënë theksi në angazhimin e vendosur për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave që rrjedhin nga ligji ndërkombëtar në Mesdheun Lindor.

Në komunikatë tërheq vëmendjen edhe deklarata në lidhje me krizën e Libisë, ku thuhet se “Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë popullit libianë përballë të gjitha llojeve të dhunës”.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Turqisë në komunikatë në mes të tjerash nënvizon se sistemi i pushtetit politik dhe ekonomik në botë ka hyrë në procesin e ristrukturimit dhe në këtë kontekst është e rëndësishme që Turqia të krijojë mekanizmat e nevojshme për të bërë një përgatitje të fortë në të gjitha fushat.

 


Lajme të ngjashme