Turqia shpall Navtex përreth ishullit Meis (Kastellerizo)

Turqia ka shpallur një Navtex (njoftim paralajmërues në detari, NAVigational TEXt Message) përreth ishullit Meis (Kstellerizo) në kuadër të aktivitetit sondues që do të bëjë këtu me anijet e saj të kërkimit sizmik.

1459634
Turqia shpall Navtex përreth ishullit Meis (Kastellerizo)

Drejtoria e Forcave Detare për Lundrimin, Hidrografinë dhe Oqeanografinë ka publikuar një mesazh Navtex për zonën që ndodhet mes ishujve Meis (Kastellerizo) dhe Rodos dhe që do të jetë i vlefshëm për datat 21 korrik – 2 gusht.

Përmes njoftimit (NavText) Turqia ka shpallur se anijet e saj “Oruç Reis”, “Ataman” dhe “Cengiz Han” do të bëjnë kërkime sizmike në këtë zonë.

Të drejtën për të shpallur Navtex në zonën në fjalë Turqia e ka nga marrëveshja që ajo firmosi vitin e kaluar me Libinë lidhur me “Përshenjimin [delimitimin] e Zonave të Juridiksionit Detar në Mesdhe”.

Çfarë është Navtex-i?

Është një sistem pajisjesh komunikimi që informon marinarët mbi parashikimet meteorologjike, të dhënat e lundrimit, situatat emergjente, sigurisë dhe zonat ku bëhen punime në det. Transmetimi bëhet me frekuencë me valë të mesme dhe sinjali mund të shkojë deri në distancën 400 milje detare (740 km).

 


Lajme të ngjashme